Pusteci mund te vizitohet ne rruge tokesore ose me varke.
Vizite me varke ne liqenin e Prespes
1. Ishulli i Maligradit(pika 3) i njohur ndryshe si “ishulli i gjarperinjve” eshte nje nder atraksionet me te vecanta ku mund te shkohet per 20 minuta me varke, duke u nisur nga qendra e Bashkise ose nga fshati Pustec. Vizitori ka mundesine te shetise kete perle per te shijuar peizazhin e mrekullueshem, per te kundruar shumelllojshmerine e gjalllesave shtazore ku permendim pelikanin e Prespes por edhe larmine e bimeve. Kisha e Shen Merise(pika 3.1) edatuar prej shek.XIV eshte nje nga monumentet fetare qe spikat per ikonografine dhe afresket shumengjyreshe te shenjtoreve te ndryshem dhe mbart vlera te trashegimise kulturore. Mbishkrimet ne kishe datojne ne vitin 1345.Ne pjesen e siperme te ketij ishullit, e arritshme nga ana verior-perendimore, jane gjetur rrenojat e viles verore te Car Samoilit qe i perkiste shek. X-XI, varre massive dhe gjetje te shumeta arkeologjike te cilat deshmojne historine dhe kulturen e zones se Prespes.
2. Duke vazhduar udhetimin me varke, ne lindje te Maligradit, rreth 30 minuta larg ishullit, ndalesa tjeter eshte tek kisha eremite ne shpelle e Shen Mehillit (pika 4). Kjo shpelle eshte ne bregun e liqenitdhe eshte e perbere nga dy pjese me hyrje te vecante: ne pjesen e poshtme qendronin murgjit ndersa ne pjesen e siperme eshte ndertuar parakliot ku ne brendesi ka piktura murale, afreske te Shen Marise me Jezus Krishtin, Arhidhjaku Stefan, Simeoni dhe perulja e Agnec-Melismos.
3. Nje tjeter atraksion eshte kisha e Shen Nikolles (pika 5), ku mund te shkohet per 30 minuta me varke duke u nisur nga kisha ne shpelle e Shen Mehillit ose nga moli i Pustecit. Kisha eshte e njohur per pikturat ne shkemb qe iperkasin shek. XIV dhe eshte rindertuar pas viteve ’90. Ky destinacion u dhuron ndjesi shpirterore dhe emocionale cdo turisti vendas apo te huaj. Nderkohe, ne kete destinacion ndodhet plazhi Nakoll dhe plazhe te shumta rreth e rrotull, te karakterizuara per ujin e paster dhe te kristalte.
4. Pas ndalimit ne kete pike, turisti ka mundesi te vazhdoje udhetimin i mrekullueshem pergjate bregut te liqenit (ose te kthehet ne Pustec) ne drejtim per nefshatinGlloboçeniku mund te mberrihet per 80 minuta. Perpara se te mberrihet ne fshat, turisti ka mundesi te vizitoje ne vendin me toponimin “Cerna Korpa” ose “Gur i Zi”, nje tjeter kishe eremite ne shpelle, rreth 25 metra lartesi nga toka, e cila quhet Bllashtojna (pika 7). Nje shkalle vertikaleprej hekuri e ndertuar ne citet e fundit nga banoret e zones, ben te mundur ngjitjen. Ne brendesi ka ikonostase qe datojne prej shek. XIV.
5. Nga shpella Bllashtojna, duke vazhduar udhetimin pergjate krahut perendimor te liqenit, turisti ka mundesine te zgjedhe, ose te ndalloje dhe te pushoje ne fshatin Glloboçeni, ose te vazhdoje udhetimin per ne veri perreth 40 minuta, afer kufirit me Maqedonine e Veriut, ku ndodhet kisha eremite ne shpelle e Shen Merise Glluboko (pika 14)ne afersi te fshatit Tuminec. Kjo kishe,monument kulture te shek. XIII, eshte atraksioni me verior i zones dhe eshte e rrethuar nga peisazhe mahnitese, duke qene e njohur per stilin ikonografik bizantin i afreskeve.
6. Po ashtu me rendesi te madhe eshte te permendim dhe manastirin e Shen Marenes(pika 13) qe daton prejshek.XIX, me konake te rikonstruktuar pas viteve ’90. Ne kete vend cdo 30 korrik behet pelegrinazhi ku vijne turiste nga vende te ndryshme. Ne kete manastir mund te shkohet jo vetem me varke por edhe me kembe nga shtegu i Venjes. Pyjet me venjat qe rrethojne kete zone dri ne afersi te fshatit Tuminec jane monument biotik dhe kane vlera didaktike dhe ekologjike. Pikerisht nga rreshira e tyre prodhohet temjani.
7. Duke u kthyer pergjate bregut ne jug te Tuminecit dhe duke zbritur per ne fshati Glloboçeni mund te shijohen peisazhe karstike dhe bregore. Ne afersi te bregut, e mbulluar nga uji i liqenit gjendet Vendbanimi Prehistorik i Tuminecit (pika 11) i cili fshin gjurmet e nje qyteterimi te lashte qe nga Neolitiku i Hershem. Gjetjet arkeologjike te ketij siti ndodhen te ekspozuara prane ambjenteve te zyres se Prespes.
8. Me poshte ndodhet Zgavra e Zaverit (pika 10), nje system shpellash nentokesore te cilat lidhin Liqenin e Prespes se Madhe me Liqenin e Ohridit.
9. Nga kjo pike perreth 15 minuta mund te arrihet ne fshatin Glloboçeni ku turisti mund te pushoje dhe gjithashtu te vizitoje kishe e Shen Merise (pika 9).Kjo kishe e ndertuar ne stil bizantin, shquhet per afresket e vecanta te realizuara ne dy faza ndertimore, duke shprehur ndikimin e zones se Kosturit, e cila karakterizonte gjithe zonen e Prespes.
Ne varresi te deshirave te turistit dhe kohen e tij, nisja me varke mund te behet dhe nga fshati Glloboçeni duke vizituar vetëm pjesen veriore te zones perreth 2 ore.
Nuk duhet te leme pa permendur Zaroshken qe ndodhet 20 minuta larg nga Pusteci dhe e cila eshte e arritshme me varken.
Vizite me rruge tokesore
Nisja:Pustec
1. Brenda fshatit te Pustecit mund te vizitohet Kisha e Shen Mehilli(pika 1) ne qender te fshatit e cila daton prej 1754, por u rindertua pas te ’90.
2. Gjithashtu pak minuta nga bashkia e fshatit, duke ngjitur neper rrugica karakteristike me kaldrem turisti ka mundesi te vizitoje nje Koleksion privat etnografik (pika 2), ku gjenden sende shtepiake dhe bujqesore, veshje tradicionale dhe per perdorim shtepiak.
3. Ne jug te Pustecit, pas nje rruge rreth 15 minuta me makine ndodhet fshati Zaroshke, i njohur per gatimet tradicionale me tave krabi dhe cirona, per plazhet e bukura dhe per vende te pershtatshme per shetitje me kembe ose me biciklete.
4. Duke u nisur nga Pusteci ne nje rruge dytesore, per ne veri, perpara te mberrihet ne fshatin Shulin, gjendetManastiri i Shen Nikolles (pika 6) ku ndodhen Dushqet qindra vjecare me vlere didaktike dhe ekologjike.
5. Ne vazhdim duke mberritur ne fshatin Glloboçeni, pas rreth vizitori ka mundesi te vizitojekishen e Shen Marise (pika 9). Kjo kishe e ndertuar ne stil bizantin, shquhet per afresket e vecanta te realizuara ne dy faza ndertimore, duke shprehur ndikimin e zones se Kosturit, e cila karakterizonte gjithe zonen e Prespes.
6. Ne afersi te fshatit ne nje koder ndodhen germadhat e Kulles se Gllobocenit.
7. Pergjate rruges kryesore visitori ka mundesi te ndaloje ne zyrat e Prespes ne Dolna Gorica dhe te shikojne nga larg shtyllat e vendosura ne liqen per te treguar vebdodhjen e Vendbanimit prehistoric te Tuminecit (pika 11), tashme i mbuluar nga uji i liqenit. Ne kete vend jane zbuluar lloje te ndryshme sendesh dhe gjurme jetese te lashte.
8. Me ne veri duke u kthyer per ne Gorna Gorica, ndodhen gjurmet e nje Bazilike Paleokristiane (pika 15) te shekullit VI. Ky vend eshte i aksesueshem vetëm duke kalluar disa prona private te rrethuara. Nje kulle tjeter veriore quhet Kulla e Gorices se Madhe.
9. Pika me veriore te zones eshte fshati Tuminec ku ndodhet kisha e Shen Mitrit (pika 12), monument culture, ne brendesi te varrezave te fshatit, e cila daton prej shekullit XIV. Afresket e famshme nga nje autor i panjohur, dehsmojne ngjashmeri me ikonat e Manastirit te Zerzes ne Prilep.