Parandalimi i zjarreve, Bashkia Pustec takon banoret ne fushate informuese

Perfaqësues te Bashkisë Pustec, MZSH-se Pustec, Policise se Kufirit, Policise se rendit dhe te ADZM-se organizuan ne Fshatin Cerje nje takim me banore te fshatit per njohje me problematikat qe kane banoret si dhe masat parandaluese ne rastet e renies se zjarreve.
 
Bashkia Pustec ka marre te gjitha masat per te parandaluar ne kohe zjarret ne Parkun Kombetar te Prespes. Ndergjegjesimi i banoreve eshte nje nder detyrat qe Bashkia Pustec ka marre persiper per te adresuar fenomenin dhe per ta parandaluar ate efektivisht.

 
Претставници на Општина Пустец, МЗШ Пустец, Граничната полиција, Националната полиција и АДЗМ организираа средба со жителите на селото Церје за да се запознаат со проблемите со кои се соочуваат жителите, како и превентивни мерки во случај на пожари
 

Njoftim për vend të lirë pune për pranimin në nivelin e mesem në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim pezullim dhe përjashtim”, VKB nr.71 datë 24.12.2020 për “Miratimin e Buxhetit të Bashkisë së Pustec për vitin 2021”, Urdhërit të Kryetarit 10 date 22.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Sektorit  të MZSH Bashkia Pustec”,  Sektori I  Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Pustecit  njofton se në Sektorin  e MZSH-së shpallet:

1   vend i lire pune  në pozicionin:

– Shef Sektori, 1 (një) pozicion    (niveli mesëm)

Per me tepër informacion klikoni këtu

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 111/2017, Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar strukturën e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke krijuar tashmë nje institucion të veçantë, të dedikuar për këtë qëllim.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka për mision garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:

–          Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;

–          Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;

–          Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;

–          Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;

–          Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.

AlbaniaUSA