Konferencë për shtyp Takimi i 4-rt i Net Metering Avancimi i projektit dhe vazhdimësia!

Konferencë për shtyp Takimi i 4-rt i Net Metering
Avancimi i projektit dhe vazhdimësia!

Takimi i katërt i Projektit Net Metering me financim nga BE u organizua me sukses nga Bashkia e Pustecit, të martë më 30 mars 2021. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid -19 dhe për të respektuar të gjitha masat e nevojshme, takimi u zhvillua në platformën Zoom.
Projekti me titull ” Integrimi i Impianteve Fotovoltaike për konsum vetjak sipas Konceptit të Matjes së Rrjetit (Net Metering) në Ndërtesat Publike/Stacione të Pompave dhe Zëvendësimi i Ndricimit të Rrugës/Bashkisë me Efikasitet të Ulët me drita LED” është implementuar në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020”. Rritja e eficcencës së energjisë por edhe mbrojtja e mjedisit falë impaktit të këtij projekti që po vazhdon të zbatohet u rikthye në vëmendje nga pjesëmarrësit.
Objektivi kryesor i projektit NET METERING është instalimi i impianteve Fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike për konsum vetjak (sipas skemës së NET METERING) në ndërtesa publike dhe infrastrukturë në Greqi dhe Shqipëri. Transferimi i aftësive teknike midis dy vendeve është një objektiv themelor i projektit.

Takimi i 4-rt i projektit NET METERING u realizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Bashkisë Pustec, Bashkisë Kolonjë, Bashkisë së Prespës dhe të Shoqatës për Mbrojtjen e Prespës ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Joint Secretariat. Fokusi i takimit ishin dikutimet mbi ecurinë e deritanishme të projektit, arritjet dhe vazhdimësinë e tij. Edhe pse situata e krijuar prej gati një viti ka vështirësuar realizimin e shumë aktiviteteve, projekti ka vazhduar zbatimin. Nga pjesëmarrësit u diskutua gjithashtu rreth hapave të radhës si dhe mundësive për të treguar gatishmëri e për t’u përshtatur me situatën pa cënuar vijimësinë e zbatimit të projektit.

SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT

Këshilli i Bashkisë Pustec në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta ka realizuar një Sondazh Online për mbledhjen dhe identifikimin e prioriteteve të qytetarëve ne lidhje me Plnin Buxhetor Afatmesem 2023-2025.

Lutemi plotesojeni sondazhin, ne menyre qe prioritetet tuaja te reflektohen qe ne fazen e pergatitjes se Tavaneve Buxhetore per PBA 2023-2025.

Ju ftojmë të kontribuoni me mendimet tuaja nëpërmjet plotësimit të sondazhit duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

KËSHILLI I BASHKISË “PUSTEC” SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E  PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT (office.com)

 

AlbaniaUSA