Bazuar në ligjin 139/2015 “Për veteqeverisje vendore neni 9 pika 1.2 a,c neni 16 pika 1, neni 18, neni 54 shkronja e Ligjitnr 146/2014 “Për njoftimin dhe Konsultimin public” Bashkia Pustec në datën:27.09.2022 ora 12:30 në ambientetet e Sallës së Këshillit të Bashkisë Pustec u zhvillua një takim konsultues me banorët dhe aktorët lokalë. Ky konsultim publik kishte në fokus dhënien e sygjerimeve/rekomandimeve nga qytetarët për Buxhetin e Bashkisë 2023. Kjo fazë konsultimi do të vijojë edhe me konsultime të tjera për ta finalizuar me rezultate të prekshme pjesëmarrjen e banorëve të bashkisë sonë, në përgatitjen e buxhetit dhe në vendimarrjen për përmirësimin e shërbimeve.
Takimi është njoftuar në faqen e facebook-ut zyrtar të Këshillit të Bashkisë KËSHILLI BASHKIAK PUSTEC, dëgjesa ishte programuar të fillonte në datë 27.09.2022 ora 12:30, ku të pranishëm ishin:
Jani Ago- nënkryetar i bashkise
Jani Nikolla- nënkryetar i bashkisë
Vaska Vasilovski-kryetar i keshillit
Drejtori i shkollës Pustec-Trajan Vangjelovski
kryeplaku i fshatit Leska-Cvetko Kitani
Kryeplaku i fshatit Pustec-Todi Jono
Disa këshilltarë
Nada Gjoli (keshilltare)-kryetare e Aleancës së Grave
Disa nga sygjerimet dhe rekomandimet nga qytetarët pjesëmarrës në konsultim:
Pastrimi i vijës liqenore nga mbetjet dhe inertet
Krijimi i disa lulishteve në fshatrat e bashkisë
Mirëmbajtja dhe sinjalizimi i plazheve publike
Ndalimi i kullotjes së bagëtive pranë liqenit
Shtrimi dhe rregullimi i disa trotuareve dhe rrugicave kryesore në fshatin (Pustec dhe Tuminec)
Përfshirja në buxhetin e bashkisë për kompensimin e transportit për aktivitete sportive dhe kulturore për nxënësit e bashkisë
Blerja e uniformave sportive (bluza,tuta,këpucë) për organizimin e sportikjadave
rregullimi i rjetit për ujërat e zeza (Leska)
ndërtimi i një kanali pritës për ujërat rjedhëse pasi con në përmbytjen e tokave pjellore (leska)
hapja e një rruge 200 m gjatësi tek vendi i quajtur Sado që do ti vijë në ndihmë të gjithë banorëve që meren me bujqësi (Leska)
paisje kancelarie për të gjitha kopshtet e bashkisë që do ti vijë në ndihmë fëmijëve dhe edukatoreve
regullimi i përoit të fshatit Pustec
pastrami i oborit të shkollës fillore (Shulin)
vendosja e llampave në disa lagje (Shulin)
shtrimi i një rruge me asfalt 200 m që do ta lidh Kishën me qendrën e fshatit (Shulin)
Vendosja e disa karrigeve pushueve për pensionistët (Shulin)
Shtrimi me asfalt të disa rrugëve që janë shumë problem për banorët:rruga që lidh qendrën me Kishën dhe Shkollën fillore (Tuminec)