Bashkia Pustec firmosi së bashku me partneret e Bashkisë së Bitolës, Qendrës së Muzeve të Bitolës dhe DRTK Korçë, marëveshjen midis partnerëve për fillimin e projektit “Smart4You2” e cila përfshim restaurimin dhe rehabilitimin e shtegut në Kishën e Shën Marisë në Ishullin e Maligradit. Ne kuader te ketij projekti parashikohet gjithashtu edhe rehabilitimin e sheshit në qendër të Fshatit Gollomboç si dhe rrugën lidhëse të Shtëpis Muze të Sterjo Spasse.
Ky projekt synon rritjen e ofertës turistike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetin lokal dhe rajonin ndërkufitar të Prespës. Bashkia Pustec ka intensifikuar perpjekjet per te avancuar agenden turistike te Prespes e cila pritet te sjelle me shume zhvillim per komunitetet lokale.