Ushtrimi i funksioneve ne fushen e Infrasturuktures dhe sherbimeve publike ,
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
- Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.
4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore.
5. Ndriçimin e mjediseve publike.
6. Transportin publik vendor.
7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit.
8. Shërbimin e dekorit publik.
9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.
10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.
11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.
12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.
13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
14. Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Bashkia Pustec është një bashki që ka në fokusin kryesor të saj shërbimet publike për komunitetin
Paraja përdoret si një nikoqire e mirë , pra kosto për një shërbim të ofruar synon të ulet
Bashkia realizon nëpërmjet mekanizmave dhe strukturave të saj( te SHA-se ) :
-
-
- Investim total per sigurimin e një furnizimi me ujë të pijshëm sasior dhe cilësor;
- Shkarkimin efikas mjedisor e higjenikisht të përshtatshëm të ujërave të ndotura, duke zvogëluar rreziqet për shëndetin;
- Garantimin në përgjithësi të një sistem teknikisht të përshtatshëm të mbledhjes së ujërave të ndotura dhe me cilësi uji të ndotur të pranueshme për t’u derdhur në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura;
- Përcaktimin e kushteve ligjore dhe teknike të zbatueshme për shkarkimin e ujërave te ndotura në sistemin publik;
- Mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm,
- Mirëmbajtjen e elementëve përbërës të sistemit të kanalizimit.
- Rritje e kohëzgjatjes së orarit të ujitë të pijshëm
- Rritje e popullatës së mbuluar me shërbim
- Përcaktimin e mbledhjen e tarifave për lidhjen dhe përdorimin e sistemit;
- Rritje e mbulimit të kostos së shërbimit nga të ardhurat e tarifës së ujit të pijshëm
- Rritje e mbledhjes së të ardhurave nga tarifa e ujit
Bashkia ka planifikuar shpenzime për mirëmbajtjen e gjithe rrjetit rrugor të saj
- Rritjen e projekteve të investimit që synojnë asfaltimin e rrjetit rrugor për të përmirësuar gjendjen e tij dhe rritur komunikimin lokal me qendrat e shërbimeve të rëndësishme publike si bashkia , shkolla, ambulanca, komunikimin për biznesin
- rehabilitim i shesheve te fshatrave ,
- investim ne ndertimin e shetitoreve buze liqenit ,
- investim ne ngitjen e moleve si pika lidhese per transportin ujor ,
- infrastructure lidhese dhe funksionale te plazheve publike .
Ndriçimin e mjediseve publike.
NET METERING,Projekt nderkufitar, IPA, midis Greqise dhe Shqiperise, jemi drejt finalizimit te procedurave te kerkuara nga EU.
Ky projekt ka te bej me vendosje te ndricuesve led ne zonen tone.
Largimi publik i mbeturinave
Mënjanimin e çdo dëmi apo rreziku për shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e jetës së personit;
Garantimin e kërkesave higjieniko-shëndetësore dhe çdo rrezik ndaj ndotjes së ajrit, ujit, tokës e nëntokës;
Caktimin e koshave, kazanëve në pika të caktuara për dorëzimin e mbeturinave.
Përcaktimin e metodave dhe teknologjive që përdoren ose do të përdoren për largimin publik të mbeturinave;
Miratimin e rregullores për shërbimin e pastrimit publik dhe ndarjen territoriale në zona pastrimi të bashkisë;
Respektimin e mareveshjes me shoqerin aksionere te landfil te Maliq KRWM të pastrimit ,për te gjitha mbetejet e bashkise .
Caktimin dhe mbledhjen e taksës për pastrimin. .
Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor
Ne te 5 shkollat 9-vjecare , dhe 7 kopeshtet ;sherbimi dhe mirembajtja eshte planifikim dhe realizim i perhershem .
Investim ne rikonstruksion te shkolles te mesme e bashkuar Pustec
Për arsimin e mesëm parashikohet ruajtja e të njëjtës performancë në lidhje me
▪ Frekuentimin e nxënësve në shkollën e mesme
▪ Numrin mesatar të nxënësve në një klasëne .
Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit; nënkupton sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet:
1-Përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore;
2-Vlerësimit të potencialit aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publikë e privat.
Bashkia në fushën e planifikimit realizon detyrat si më poshtë:
- Ka perfunduar hartimin dhe miratimin e Planit te Pergjithshem Vendor :
- Siguron dhe miraton mjetet financiare për zbatimin e legjislacionit të planifikimit në nivel vendor;
- Zhvillimin e territorit vendor, përmes hartimit, rishikimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit të territorit;
- Monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e planit të përgjithshëm vendor dhe planeve sektoriale në nivel vendor;
- Shqyrton në bazë vjetore të Raportit Monitorues të Zbatimit të Qëllimeve dhe të Objektivave të deklaruar në dokumentet e planifikimit në nivel vendor.
Bashkia në fushën e zhvillimit realizon detyrat si më poshtë:
- Është vendimmarrëse lidhur me aplikimet për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në territorin administrativ të bashkisë;
- Vlerëson respektimin e kërkesave ligjore për punimet e kryera mbi bazën e deklaratës paraprake për kryerje punimesh;
- Dhënien e çertifikatës së përdorimit, për lejet e ndërtimit të miratuara.
Për ofrimin e ujit të pijshëm parashikohet:
Ky funksion nënkupton të drejtën e Bashkisë për:Trajtimin;Mirëadministrimin e të gjithë sistemit ujor që vepron brenda juridiksionit të çdo bashkie.
Bashkia realizon nëpërmjet mekanizmave dhe strukturave të saj( te SHA-se ) :
- Investim total per sigurimin e një furnizimi me ujë të pijshëm sasior dhe cilësor;
- Shkarkimin efikas mjedisor e higjenikisht të përshtatshëm të ujërave të ndotura, duke zvogëluar rreziqet për shëndetin;
- Garantimin në përgjithësi të një sistem teknikisht të përshtatshëm të mbledhjes së ujërave të ndotura dhe me cilësi uji të ndotur të pranueshme për t’u derdhur në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura;
- Përcaktimin e kushteve ligjore dhe teknike të zbatueshme për shkarkimin e ujërave te ndotura në sistemin publik;
- Mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm,
- Mirëmbajtjen e elementëve përbërës të sistemit të kanalizimit.
- Rritje e kohëzgjatjes së orarit të ujitë të pijshëm
- Rritje e popullatës së mbuluar me shërbim
- Përcaktimin e mbledhjen e tarifave për lidhjen dhe përdorimin e sistemit;
- Rritje e mbulimit të kostos së shërbimit nga të ardhurat e tarifës së ujit të pijshëm
- Rritje e mbledhjes së të ardhurave nga tarifa e ujit
Për administrimin e pyjeve dhe kullotave parashikohet:
- Ruajtjen dhe mbrojtjen e faunës e florës;
- Ruajtjen nga degradimi i mjedisit e të peisazhit
- Rritje e numrit të pemëve të shtuara fondit pyjor dhe kullosor
- Hartimin e një plani për menaxhimin e fondit pyjor dhe kullosor dhe sigurimi i kadastres te fondit pyll/kullote
-