Funksionet e bashkive në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese
Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve.
Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
- Zhvillimi I Festivalit te Dimrit ne Bashkine Pustec, me qellim promovimin zones dhe kulinarise tradicionale te zones.
- Promovimi me I mire I vlerave te trashegimise kulturore dhe natyrore nepermjet MIK Festival, ku sollem emra me fame boterone, si artistja INVA MULA, dhe miqte e saj nga bota, me qellim te behen miq te perhershem te Prespes.
- Restaurimi I catise te kishes te shen Merise ne Mali Grad, e cila eshte nje prej vlerave me te rendesishme te trashegimise kulturore ne rajon.
Vendosja e tabelave informuese ne te gjitha vendet me valera kulturore dhe turistike , shume shpejte do vendosen dhe monitor informues ne te gjithe vendet kyce ne zone.
Cilat jane Projektet te cilet punojmene fushen e cultures .
- SMART CULTURE, Shqiperi –Maqedoni Projekt nderkufitar IPA, ku ka te bej me ndertimin e Muzeut ne fshatin Gollomboc ne nder te vepres dhe jetes te shkrimtaqrit Sterjo Spases ,nje figure panballkanike ku punimet jane drejt perfundimit dhe kthimin e shkolles se vjeter ne kete fshat ne muze i cili do ti shtoje zones tone nje atraksion te ri turistik.
- NET METERING,Projekt nderkufitar, IPA, midis Greqise dhe Shqiperise, jemi drejt finalizimit te procedurave te kerkuara nga EU.
Ky projekt ka te bej me vendosje te ndricuesve led ne zonen tone.
- IT CULTURE, Projekt nderkufitar midis Shqiperise dhe Greqise, nje projekt qe synon promovimin e zones,nepermjet komponentese te vet, si vendosja e tabela informuese te cilat jane vendosur, ekrane informues, aplikacion online dhe te tjera.
- Kemi siguruar projektin e sistemimit te ujrave te zeza ne te gjitha fshatrat I cili eshte depozituar ne DPUK dhe shpresojme qe te miratohet shume shpejt financimi I tij.
- Ne bashkpunim me projektin Rezerva Nderkufitare te Biosferes Prespa, do te sigurohen kosha per grumbullimin e mbetjeve urbane per cdo familje. Dhe gjithashtu do te sigurohet nje makine teknologjike per pastrimin e ujrave te zeza.
- Ne bashkpunim me Fondin Shqipetar te Zhvillimit jane duke u zhvilluar te gjitha projekt idete per investime serioze ne infrastructure dhe turizen dhe shpresojme qe puna e tyre te nise Brenda vitit 2021