Bashkia Pustec ka kënaqësinë të ftojë qytetarët, vizitorët dhe të gjithë dashamirësit e kulturës tradicionale të marrin pjesë në Festivalin Folklorik “MEET PRESPA”, që do të organizohet më:
25 Korrik 2025, Ora 18:00.
Ky aktivitet do të sjellë në Prespë grupe folklorike nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në një atmosferë festive që promovon trashëgiminë kulturore dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Festivali është pjesë e nismave për zhvillimin e turizmit kulturor dhe evidentimin e pasurive natyrore dhe etnografike të zonës së Prespës.
Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe t’i japin ngjyrë dhe jetë festës së përbashkët të rajonit tonë.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me organizatën Geo-Environment dhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.
AlbaniaUSA