Kufizimet:
1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme. proporcionale dhe
nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtën:
a. të drejtën për një jetë private:
b. sekretin tregtar,
c. të drejtën e autorit:
d. patentat.
Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b
“ç” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin
për dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është
konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Paverësisht nga sa
parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes
publik më i lartë për dhënien e tij.
2. E drejta e informimit kufizohet në rast se Është e domosdoshine, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëni:
a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar:
b) parandalimin. hetimin dhe ndjekjen e veprave penale:
c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor:
ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoritateve publike,
d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit:
dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor:
e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
politikave publike:
ë) mbartvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare osë ndërqeveritare
Pavarësisht nga sa parashikohet në paragrafin e parë, të pikës 2. të këtij neni, informacioni i
kërkuar nuk refuzohet në rasi se ekziston një interes publik më i lartë për dhënien e tij. Kufizimi
mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2. shkronjat “c” dhe
“ç”. të këtij neni, nuk zbatohet kur hetimi administrativ, në kuadër të një procedimi disiplinor.
dhe procedurat e inspektimit e të auditimit të autoriteteve publike kanë përfunduar. K gëzimi mb
të drejtën e informimit, për shkak të interesit të parashikuar në pikën 2, shkronjat “d” dhe “dh”.
të këtij neni, nuk zbatohet kur të dhënat përkatëse janë fakte, analiza të fakteve, të dhëne teknike
ose të dhëne statistikore. Kufizimi mbi të drejtën e informimit, për shkak të interesit të
parashikuar në pikën 2, shkronja “e”, të këtij neni, nuk zbatohet pasi politikat janë bërë publike.
3. E drejta e informimit kufizohet, nëse është £ domosdoshme, prop: ‘rcionale dhe në qcftë se
nërhapja e informacionit do të shkelte sekretin profesional të garantuar nga ligji.
4. E drejta e informimit kufizohet edhe kur, pavarësisht nga ndihma e dhënë nga autoriteti
publik, kërkesa mbetet e paqartë dhe bëhet i pamundur identifikimi i informacionit të kërkuar.
5. E dreita e informimit nuk refuzohet automatikisht kur informacioni i kërkuar gjendet që
dokumente të klasifikuara “sekret shtetëror”. Në këtë rast, autoriteti publik. të cilit i është
dërguar kërkesa për informim. fillon menjëherë procedurën e rishikimit të klasifikimit pranë autoritetit publik që ka urdhëruar klasifikimin, sipas ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar. Autoriteti publik njofton menjëherë kerkuesin për fillimin e procedurës për rishikimin e klasifikimit, sipas afatit për dhënien e informacionit brenda 30 ditëve pune. Në çdo rast, vendimi për trajtimin ose jo të kërkesës për informim merret dhe arsyetohet në bazë të kritereve të këtij neni.
5. Nëse kufizimi prek vetëm një pjesë të informacionit të kërkuar, pjesa tjetër nuk i refuzohet kerkuesit. Autoriteti publik tregon qartë pjesët e dokumentacionit përkatës që janë refuzuar, Si dhe në bazë të cilës pikë të këtij neni është bërë ky refuzim. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji, pavarësisht nga parashikimet e ligjit per arkivat.