NJOFTIM
Në zbatim të nenit 68 të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 “Për strehimin social” hartojme
“Programin 5-vjecar të strehimit” për popullsinë nën juridiksion të Bashkisë Pustec” duke u
mbështetur në analizën e nevojave për strehim dhe në përputhje me strategjinë e strehimit sipas
parashikimeve të ligjit të sipërcituar.
Njoftojmë të gjithë banorët e Bashkisë Pustec që\ plotësojnë kushtet e mëposhtme, të paraqiten
pranë Bashkisë Pustec për të bërë një kërkesë pranë zyrës me një ndalesë.
Afati kohor per dorëzimin e kërkesave është 10 ditë pune nga data e publikimit te njoftimit.
– Familje që trajtohen me ndihmë ekonomike;.
– Familje që janë një prindërore;.
– Familje që janë me një anëtar;.
– Familje emigrantësh të kthyer;.
– Familje objekt I dhunës në familje;.
– Familje me anëtarë me aftësi të kufizuar;.