1-Hyrja
Bashkia e Pustecit bën pjesë në rrethin dhe qarkun e Korçës dhe ndodhet në skajin verilindor të Qarkut. ;Bashkia kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veriperëndim dhe lindje me Republikën e Maqedonisë dhe në jug e juglindje me Greqinë. Kryeqendra e bashkisë së re është fshati i Pustecit, i cili ndodhet 25 km larg nga qyteti i Korçës. Bashkia e re e Pustecit përbëhet nga një njësi administrative. Kjo për shkak se reforma territoriale aplikoi kritere të veçanta që lidhen me shumicën e popullisë etnike që jeton në territorin e bashkisë. Përndryshe, Bashkia e re e Pustecit është ish komuna Liqenas, emër zyrtar që u përdor në periudhën kohore 1973-2013.
Bashkia ka nën administrimin e saj 9 fshatra, të cilat janë: Pustec , Shulin, Leska, Zarashka, Cerje, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Diellas, Gollomboc, të cilat shtrihen në një gjatësi prej 45 km. Territori i bashkisë shtrihet në një sipërfaqe prej 1363.8 ha. Dëndësia e popullsisë është 94 banorë/km². Fshati më i madh për nga sipërfaqja është qendra e bashkisë, Pusteci si dhe fshati Gorica e Madhe. Këto fshatra, të dyja së bashku, përfaqësojnë 35% të territorit të bashkisë.
Territori i bashkisë përkon me pellgun ujëmbledhës të liqenit të Prespës, i cili ka statusin e Parkut Kombëtar të Prespës, zonë e mbrojtur në nivel ndërkombëtar.
Fshatrat janë të shpërndarë në të gjithë territorin e bashkisë duke pasur si qendër organizimi liqenin. Shumica e fshatrave shtrihen buzë tij dhe përreth tij. Një pjesë e vogël e fshatrave shtrihen pak më larg, ndërsa Cerje është fshati që ndodhet në terren malor. Banesat e fshatrave karakterizohen nga stil i njëjtë ndërtimi, gati uniform, shtëpi një ose dy katëshe, me veranda, dhe fasada kryesisht të bardha.
Kjo bashki popullohet nga minoriteti etnik maqedonas të cilët janë të integruar në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit. Gjithashtu, popullata lokale karakterizohet nga ndërveprime sociale, kulturore dhe ekonomike intensive me Republikën e Maqedonisë.
Popullata lokale gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore. Në bashki sot valëvitet dielli, flamuri kombëtar maqedonas dhe i Republikës së Maqedonisë. Nëpër tabelat e rrugëve dhe të shesheve gjuha maqedonase është përkrah gjuhës shqipe. Edhe emri aktual i bashkisë – Pustec – u bë i mundur nëpëmjet miratimit të Ligjit për kthimin e emrit maqedonas të njësisë vendore të inicuar nga njësia e qeverisjes vendore, komuna e Liqenasit. Për më tepër, sheshi në qendrën e Pustecit mban emrin e revolucionarit maqedeonas Goce Delçev.
2-Demografia
Popullsia e bashkisë arrin në 3,290 banorë (Census 2011), ndër të cilët 1,725, ose 52% e popullsisë, janë meshkuj dhe 1,565 (ose 48%) janë femra. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, popullsia raportohet të jetë 5,345 banorë (1421 familje). Fshati më i madh i bashkisë është Pusteci me një popullsi prej 1250 banorë. Fshatrat e tjerë kanë popullsi më të vogël se 1000 banorë. Disa prej fshatrave kanë popullsi të ulët, që varion nga 200 deri 500 banorë. Fshati më i vogël për nga popullsia është Cerje. Popullsia e bashkisë dominohet më shumë nga grupmosha 15-64 vjeç, e cila përbën 70.4% të popullsisë totale dhe përfaqëson forcën aktive për punë të komunitetit. Ky tregues është mbi mesataren e vendit. Grupmosha 0-14 vjeç përbën 14.6 % të popullsisë që krahasuar me mesataren e vendit është tregues i ulët, ndërsa mosha e tretë (65 vjeç+) përfaqëson 15% të popullsisë së bashkisë[1]. Në përfundim, mund të themi se Pusteci ka një popullsi të konsiderueshme të forcës aktive punëtore, por nga ana tjetër popullsi të vogël të të rinjve.
3-Misioni
Misioni i Bashkisë PUSTEC
Sigurimin e një qeverisje të efekteshme,efikase, në një nivel sa më afër komunitetit nëpërmjet
- Njohjes së vlerave të bashkisë .
- Zgjidhjes dhe ofrimit të llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe krijimi i lehtësirave të tjera publike në dobi të komunitetit
- Ushtrimit efektiv të funksioneve ,kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetqeverisjes vendore.
- Realizimit të shërbimeve në forma të përshtatëshme , bazuar në nevojat e komunitetit dhe në përputhje me standartet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative .
4-Shtyllat kryesore mbi te cilat bazohet puna dhe synimet e saj qe të jenë si më poshtë:
- Zhvillimi ekonomik i bashkise
- Zhillimi i agro turizmit dhe i turizmit
- Nxitja e punësimit dhe sipërmarjes në agroturizëm
- Ofrimi i shërbimeve cilësore
- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore rurale
- Garantimi i pastërtisë dhe reduktimi i ndotjes
- Rigjallërimi i jetës kulturore dhe sportive,
- Rehabilitim i objekteve arsimore ,administrative,sociale
5-Objektivat kryesore të Bashkisë Pustec kanë të bëjnë me :
- Hartimin dhe menaxhimin e projekteve të zhvillimit strategjik te cilit do të realizohen me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të ndryshëm .
- Krijimin e standartit të lartë të komunikimit me publikun, vlerësimin e problematikave ,ndjekjen dhe zgjidhjen përfundimtare të tyre duke afruar shërbime maksimale ndaj komunitetit .
6-Vizioni i bashkise
Bashkia Pustec; do të jetë një model i zhvillimit të qëndrueshëm, ku popullata lokale do te kete cilësi jetese të lartë dhe marrëdhënie harmonike me natyrën, në ruajtjen dhe promovimin e Parkut – si pasuria më e madhe lokale mbi të cilën zhvillohet ekonomia lokake, lidhur ngushtësisht me zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë. Shërbime publike cilësore, infrastruktura bashkëkohore në funksion të mbrojtjes së pasurive natyrore dhe partneriteti lokal ndërmjet aktorëve të të gjithë sektorëve përbëjnë bazat e arritjes së kohezionit social dhe ekonomik të territorit në terma afatgjatë;