1. Kërkesa për informim bëhët me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose më postë
elektronike. duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast.
kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nënin $ të këtij
ligji.
2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Ntmnri
rendor. së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen
kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim.
3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c. përshkrimin e informacionit që kërkohet,
ç. formatin në të cilin preferohet informacioni;
d. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informecioni.
ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
6. Të gjitha kërkesat për informacion trajtohen, si rregull, nëpërmjet konsultimit pa pagesë të
informacionit në mjediset e autoritetit publik, nëpërmjet portalit unik. qeveritar e-albaria.al apo,
kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet.