Në kuadrin e muajit te letersisë si dhe me rastin e 75-vjetorit te çlirimit te Prespes , Bashkia Pustec ne bashkepunim me “Shkollën e Mesme e Bashkuar” Pustec dhe “Shkollës 9-vjeçare” Goricë e Vogel ka zhvilluar nje aktivitet letraro-artistik ne fshatin Gollomboç. Ky fshat eshte vendlindja e shkimtarit te njohur Sterjo Spasse.
Para fillimit te aktivitetit, Drejtori i shkolles se mesme, Trajan Vangjelovski, vendosi lule pranë bustit te Sterjo Spasses.
Tema e këtij aktiviteti ishte veprimtaria e pasur te shkrimtarit. Nxenesit, me leximet dhe vjershat te perkushtuara Sterjo Spasses, e kane rikthyer shkelqimin e humbur te fshatit, ashtu siç Sterjo e kishte pershkruar ne romanet e tij; “Pse”, “Aferdita perseri ne fshat”, “Ata nuk ishin vetem” e shumë të tjere.
Ne fund te aktivitetit, pjesëtaret e vizituan shtepinë dhe shkollën fillore ku shkrimtari e vazhdoi arsimin.