THIRJE PER APLIKIME

Dyert e Bashkisë Pustec janë të hapura për të gjithë!
Ftojmë profesionistë të rinj dhe me përvojë që duan të kontribuojnë për të ardhmen e zonës sonë, të bashkohen me ekipin tonë. Aktualisht jemi në kërkim të:
Inxhinier,Topograf, Arkitekt, Jurist, Ekonomiste, Auditues të brendshëm, Specialistë të burimeve njerëzore, Specialistë të emergjencave civile, Specialistë të mjedisit
Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Prespën. Bashkohu me ne!

Njoftim për vend të lirë pune për pranimin në nivelin e mesem në shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat,procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim pezullim dhe përjashtim”, VKB nr.71 datë 24.12.2020 për “Miratimin e Buxhetit të Bashkisë së Pustec për vitin 2021”, Urdhërit të Kryetarit 10 date 22.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Sektorit  të MZSH Bashkia Pustec”,  Sektori I  Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Pustecit  njofton se në Sektorin  e MZSH-së shpallet:

1   vend i lire pune  në pozicionin:

– Shef Sektori, 1 (një) pozicion    (niveli mesëm)

Per me tepër informacion klikoni këtu

AlbaniaUSA