Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 111/2017, Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar strukturën e sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti duke krijuar tashmë nje institucion të veçantë, të dedikuar për këtë qëllim.

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka për mision garantimin e ndihmës juridike si një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi që duhet të ketë çdo individ për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për ndihmën juridike, përmes:

–          Sigurimit të zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e ndihmës juridike;

–          Zbatimit të politikës shtetërore në fushën e ndihmës juridike;

–          Ligjshmërisë së procedurave në ofrimin e ndihmës juridike falas, duke mbikëqyrur standardet e ofrimit të ndihmës juridike;

–          Bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për administrimin dhe funksionimin e sistemit të ndihmës juridike;

–          Rritjes së ndërgjegjësimit tek qytetarët në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve të përfshirë.

PROGRAMI KOMBETAR I PRAKTIKAVE TE PUNES

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

 

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :  http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

 

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

 

  • Të jenë 21-26 vjeç;
  • Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
  • Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

 

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

 

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a-  CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b-  Letra e motivimit

 

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

 

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore,

nga data 9 mars – 9 qershor 2020.

 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.

 

Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.

Tetori, Muaji i Artit dhe Letersisë

Në kuadrin e muajit te letersisë si dhe me rastin e 75-vjetorit te çlirimit te Prespes , Bashkia Pustec ne bashkepunim me “Shkollën e Mesme e Bashkuar” Pustec dhe “Shkollës 9-vjeçare” Goricë e Vogel  ka zhvilluar nje aktivitet letraro-artistik ne fshatin  Gollomboç. Ky fshat eshte vendlindja e shkimtarit te njohur Sterjo Spasse.

Para fillimit te aktivitetit,  Drejtori i shkolles se mesme, Trajan Vangjelovski, vendosi lule pranë bustit te Sterjo Spasses.

Tema e këtij aktiviteti ishte veprimtaria e pasur te shkrimtarit. Nxenesit, me leximet dhe vjershat te perkushtuara Sterjo Spasses, e kane rikthyer shkelqimin e humbur te fshatit, ashtu siç Sterjo e kishte pershkruar ne romanet e tij; “Pse”, “Aferdita perseri ne fshat”, “Ata nuk ishin vetem” e shumë të tjere.

Ne fund te aktivitetit, pjesëtaret e vizituan shtepinë dhe shkollën fillore ku shkrimtari e vazhdoi arsimin.

 

 

 

Aksion pastrimi ne fshatin Zrnosko.

Sot eshte ndermare nje aksion pastrimi nga ana e administrates se Bashkise Pustec, per nje Bashki sa me te paster. Kryetari i Bashkise se Pustecit, Pali Kolefski, ka nisur me pastrimin e Bashkise se Pustecit, fillimisht me fshatin Zaroshke si vendin me terheqes per turistet. Sipas tij, fshati ishte ne nje gjendje te papranueshme dhe pastrimi do te vazhdoje ne cdo fshate per ta bere Bashkine  sa me te paster dhe jetueshem per te gjithe.

I bejme thirje te gjithe banoreve te Bashkise ti bashkohen nismes per nje Bashki sa me te paster.

 

AlbaniaUSA